Ata kërkojnë asfaltimin e rrugës për në shkollë / -Архива
20/08/2021 u 17:14 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Kryetari i bashkësisë lokale kshevë Anton Nikaj i pakënaqur me trajtimin nga komuna e Tuzi

Kryetari i Bashkësisë Lokale Kshevë, Anton Nikaj, thotë se do të organizojë protestën e banorëve vendas para ndërtesës së Komunës së Tuzit sepse janë të pakënaqur që vetëqeverisja lokale s‘e ka përmbushur premtimin që të asfaltohet rruga nga shkolla dhe të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë.

Realizimin e këtyre premtimeve, siç pohon Nikaj, ato po e presin një vjet, aq sa edhe ekziston bashkësia lokale.

- Vitin e kaluar fituam bashkësinë lokale. Kemi dorëzuar shumë kërkesa që të investohet në vendin tonë, mirëpo për fat të keq, Komuna e Tuzit s'do as të dëgjojë. Në çdo bashkësi lokale, përveç tonës, kanë siguruar këndin e lojërave për fëmijë, kanë mbyllur gropat në rrugë. Shkolla jonë është e vetmja në Komunën e Tuzit deri tek e cila rruga s'është asfaltuar. Jam i njoftuar që pa dijeninë time nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj bashkë me bashkëpunëtorin Marash Dukajn kishte takimin me banorët vendas të bashkësisë tonë lokale. Do të presim edhe pak të shohim se çfarë do të ndërmarrë Komuna sa i përket premtimeve. Në rast se nuk ndërmarrin asgjë, ne do të organizojmë protestë. Do të shkojmë deri tek kryeministri të cilin do ta njoftojmë se Komuna e Tuzit s'bënë asgjë për bashkësinë tonë lokale. Shteti le të ndërmarrë masat e veta – tha Nikaj.

Asfalti deri tek shkolla ose protestë

Nga Komuna e Tuzit kanë thënë se ato punojnë sipas programit të rregullimit hapësinor për vitin 2021.

- Siç e kemi paraparë me programin e rregullimit hapësinor për vitin 2021, rruga në Kshevë do të asfaltohet. Malësia këto ditë është një kantier e madhe e ndërtimit, dhe të gjitha planet po realizohen. Problemet personale të cilat kryetari i Bashkësisë Lokale Kshevë i ka me banorët vendas, me këshillin e bashkësisë lokale dhe me strukturat tjera nuk janë kompetencë e Komunës së Tuzit. Malësia po ndryshon, po zhvillohet në të gjitha zonat sipas programit të cilin e miratoi Kuvendi i Komunës së Tuzit. Asnjë individ nuk është mbi institucionet, përfaqësuesit e Komunës së Tuzit i vizitojnë të gjitha kantieret e ndërtimit dhe do t'i vizitojnë edhe në të ardhmen, të gjitha konstruksionet tjera janë frustrime personale të individëve, të cilat nuk dëshirojmë t'i komentojmë – deklaruan nga Komuna e Tuzit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
19. april 2024 05:41