Petnjica / -Д.Ј.
06/09/2021 u 00:10 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Petnjica pa transport publik

Banorët e Komunës së Petnjicës tash një kohë të gjatë po ballafaqohen me problemin i cili ka të bëjë me transportin publik. Transporti publik nuk ekziston as për linjat Petnjicë – Berane apo Berane – Petnjicë, por as në rrugët të cilët nga Petnjica çojnë në vendet më të largëta siç janë Savin Bor, Vrshevo, Vrbica, Johova Voda, Poroçe.

Administrata lokale pohon se tash sa vite pa sukses shpallin konkursin për ndarjen e linjave për transportin publik të udhëtarëve në territorin e Komunës, në qytet dhe në periferi. Theksojnë që rrallëkush lajmërohet në këto konkurse, me arsyetim se bëhet fjalë për punë të paleverdishme.

Ky është problem serioz me të cilin ballafaqohemi, mirëpo ne jemi të pafuqishëm ta zgjidhëm në këto rrethana – bënë të ditur administrata lokale

- Transportuesit thjesht nuk tregojnë interesim që të transportojnë udhëtarët në linjat e komunës tonë. Këtë e arsyetojnë me numrin e vogël të udhëtarëve, për ç'arsye, siç pohojnë, puna është jo fitimprurëse. Ky është problem serioz me të cilin ballafaqohemi, mirëpo ne jemi të pafuqishëm ta zgjidhëm në këto rrethana – bënë të ditur administrata lokale.

Nga ana tjetër, qytetarët pyesin se a ekziston ndonjë komunë tjetër në Mal të Zi ose në cilindo vend ku qytetarët ballafaqohen me faktin se në shekullin 21 s'mund të fitojnë shërbimin e transportit publik. Theksojnë se në Petnjicë jetojnë një numër i madh njerëzish të moshës së thyer dhe për shkak të mungesës së transportit me autobusë shpesh nuk mund të shkojnë te mjeku dhe të fitojnë ndihmën adekuate mjekësore.

- Petnjica para 50 vjetësh kishte transport shumë më të rregulluar dhe më të organizuar të udhëtarëve dhe nxënësve, prandaj pyesim veten a jemi duke ecur mbrapa? Prandaj i bëjmë apel organeve kompetente që sa më parë të ndërmarrin diçka dhe t'i mundësojnë qytetarëve të Petnjicës të paktën kushtet më elementare për jetë – thanë banorët e fshatit Krushnica në Petnjicë.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
19. april 2024 19:17