Концесије привилегованима, тврде Жабљачани / -Шпањевић
03/10/2021 u 12:56 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Presin pyjet, ndërsa problemet lulëzojnë

Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ndërmarrja shtetërore Kombinati Pyjor – Industrial “Bor” (ŠIK “Bor”) administroi pyjet në rajonin e Plavës. Në këtë qytet ishin mbi 500 të punësuar në fushën e përpunimit të drurit.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë fushë, nga krahina e Plavës dhe Gucisë momentalisht janë të angazhuar vetëm tetë punëtorë. Përpunuesve të drurit u është pamundësuar sigurimi i lëndës së parë për punë nga pyjet shtetërore. Po ashtu, popullsisë lokale nuk i lejohet furnizimi me dru për ngrohje në komunat e veta. E gjitha kjo ndodh për arsye se gjatë dekadave të fundit koncesionet për pyje janë fituar nga koncesionarët e privilegjuar nga vendet tjera, derisa pronarët e punishteve dhe reparteve të vogla të drurit nga kjo krahinë janë eliminuar. Këta koncesionarë e plasonin drurin në treg kryesisht në formë të rrumbullakosur, larg Plavës dhe Gucisë, ndërsa sasi të konsiderueshme të trungjeve kanë përfunduar ilegalisht në Kosovë dhe Shqipëri, ku është në fuqi moratoriumi për prerjen e pyjeve. Koncesionarët e privilegjuar i kanë paguar shtetit 6 euro për një metër kub dru gjetherënës, ndërsa kubikun e drurit halor 17 euro, që është dhjetë herë më pak se çmimi momental i tregut. Në këtë mënyrë është bërë dëm i madh ndaj shtetit dhe komunitetit lokal. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se koncesionarët kanë shfrytëzuar shumë më tepër masë druri nga se lejohet zyrtarisht, duke pasur përfitime të mëdha, në mënyrë ilegale. Koncesionarët, duke transportuar trungjet me kamionë të rëndë, kanë prishur pas vetes baraspeshën natyrore, kanë shkatërruar rrugët lokale dhe burimet e ujit, e shpesh nuk kanë pyllëzuar shkretat të cilat i kanë krijuar me prerjen e pyjeve. 

Rrethanë kufizuese për furnizimin me masë drusore në komunat e Plavës dhe Gucisë është edhe fakti që 70 për qind e pyjeve në këtë zonë i takojnë Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, ku ndalohet prerja e druve.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
18. april 2024 22:29