Komuna e Ulqinit / - SRDJA BOLJEVIC
20/08/2021 u 16:42 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Prokurimet publike këtë vit janë sekret

Në faqen e internetit të komunës së Ulqinit e cila është në tre gjuhë (malazeze, shqipe dhe angleze) dhe e cila është e qartë, nuk publikohen rregullisht dokumentet të cilët mundësojnë përcjelljen efektive të politikave publike, dhe as informatat të cilat i nevojiten qytetarëve dhe qytetareve.

Kështu për shembull, edhe pse në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit ekziston seksioni i veçantë për prokurimet publike me të dhënat për konkurset e shpallura për prokurimet publike, dokumenti i fundit i publikuar daton nga fillimi i korrikut të vitit të kaluar.

Мungojnë raportet nga shqyrtimet publike të cilat përbëjnë të dhënat mbi propozimet e palëve të interesuara, dhe as arsyet për pranimin ose refuzimin e këtyre propozimeve

Në bazë të kësaj, Komuna e Ulqinit një vit nuk kishte prokurime publike. S'është publikuar Plani i Prokurimeve Publike për vitin 2021, dhe as informatat mbi prokurimet e realizuara publike në vitin 2019 dhe për ofertuesin e përzgjedhur, gjersa ekziston Raporti mbi zbatimin e Planit të Prokurimeve Publike për vitin e kaluar. Në mes tjerash, mungojnë raportet nga shqyrtimet publike të cilat përbëjnë të dhënat mbi propozimet e palëve të interesuara, dhe as arsyet për pranimin ose refuzimin e këtyre propozimeve. Po ashtu, nuk ekzistojnë të dhënat për mjetet e ndara për media dhe organizata joqeveritare.

Rikujtojmë, hulumtimi të cilin në vitin 2020 e realizoj Qendra për Edukim Qytetarë (QEQ) në bashkëpunim me partnerë, ka treguar se Ulqini bënë pjesë në kategorinë e komunave në Mal të Zi me transparencë të mesme. Siç theksohet në këtë hulumtim, prej gjithsej 100 pikësh, vetëqeverisja lokale në Ulqin ka fituar 37. Tivari, për shembull, në të njëjtin hulumtim fitoi 31, ndërsa Podgorica dhe Bijello Pole më së shumtit – 58 pikë. Sipas fushave, ndarja e pikëve në Ulqin është si vijon: Qasja e informatave – 10; Lufta kundër korrupsionit - 8; Kuvendi i Komunës - 8; Buxheti - 6; Prokurimet Publike - 3; Shqyrtimet Publike dhe Konkurset Publike - 2.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
18. april 2024 22:33