Gjeloshaj dhe Vukoviq bien dakord për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve (arkivi) / -Архива
27/12/2021 u 16:51 h
Vera SamolovVera Samolov
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Puset në Tuz do t‘i shfrytëzojë Podgorica

Sipas vendimit, Komunës së Tuzit i kalohen të drejtat pronësore për ndërtesën e Komunës dhe tregun, si dhe të drejtat dhe obligimet për Qendrën Kulturore dhe Informative "Malësia", të cilën e themeloi Kryeqytet

Këshilli organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së Komunës së Tuzit i propozoi Kuvendit të Kryeqytetit dhe Kuvendit të Komunës së Tuzit të sjellin vendimin për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Podgoricës dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punën e Komunës së Tuzit.

Sipas vendimit, Komunës së Tuzit i transferohen të drejtat pronësore për ndërtesën e Komunës dhe tregun.

- Komunës së Tuzit i kalohen të drejtat që i posedon Kryeqyteti, parcelat sipas regjistrave posedues, respektivisht regjistrave të patundshmërive numër 1991 Komuna Kadastrale Tuz dhe 3212 Komuna Kadastrale Tuz, si dhe parcelat numër 2315/1, 2997/1, 2999/1, 397 dhe 318/1 Komuna Kadastrale Tuz. Sipas këtij vendimi, Komunës së Tuzit i kalojnë të drejtat pronësore për këto patundshmëri në masën e të drejtave të pronarit paraprak dhe do të regjistrohen në Drejtorinë për Kadastër dhe Pronë Shtetërore.

Sipas vendimit, të drejtat dhe obligimet e Kryeqytetit si themelues i Qendrës Kulturore dhe Informative Tuz i kalojnë Komunës së Tuzit.

- Kryeqyteti i shlyen obligimet deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe obligimet nga proceset e filluara gjyqësore kundër institucionit deri më 31 dhjetor të vitit 2021. Mjetet për financimin e veprimtarisë së këtij institucioni nga dita e fillimit të zbatimit të këtij vendimi sigurohen nga buxheti i Komunës së Tuzit. Ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi Komuna e Tuzit fiton të drejtën të regjistrohet si themeluese e këtij institucioni në Regjistrin Qendror të Subjekteve Ekonomike – shkruan në vendim.

Shërbimit të Mbrojtjes 3.000 euro në muaj

Në dokument shkruan se Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Kryeqytetit do të kryejë punët në territorin e Komunës së Tuzit, për të cilën gjë do të nënshkruhet marrëveshja e veçantë ndërmjet kryetarit të Kryeqytetit Podgoricë dhe kryetarit të Komunës së Tuzit. Për më tepër, shkruan se nga maji deri në shtator, Komuna e Tuzit do të sigurojë punktin për nevojat e Shërbimit.

- Komuna e Tuzit i paguan Shërbimit të Mbrojtjes kompensimin mujor me vlerë 3.000 euro për kryerjen e punëve në territorin e Komunës së Tuzit – thuhet në vendim

Në vendim thuhet se në shoqërinë ekonomike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", themeluese e së cilës është Komuna e Tuzit, do të transferohen të drejtat pronësore për infrastrukturën dhe instalimet të cilët janë në territorin e Komunës së Tuzit. Për këtë gjë do të bëhet marrëveshja në afatin 15 – ditor nga dita e fillimit të zbatimit të vendimit.

- Shoqëria "Tregjet", themeluese e së cilës është Komuna e Tuzit, merr përsipër të punësuarit nga ndërmarrja Tregjet të cilët kryejnë punët për tregun në Tuz. Ndërmarrja nga Podgorica "Ujësjellësi" do të shfrytëzojë puset "Vuksanlekaj 2" dhe "Dinoshë 2" për nevojat e Kryeqytetit. Çdo dy vjet do të bëhet analiza e cila duhet të tregojë se a e rrezikon shfrytëzimi i puseve furnizimin me ujë të Komunës. Nëse rezulton se e rrezikon, Kryeqyteti në afatin një vjeçar do të sigurojë burimin alternativ të ujit. Ujësjellësi i Podgoricës do të mirëmbajë dhe servisojë të gjitha puset gjatë shfrytëzimit të tyre, si dhe do të bëjë trajtimin me klor të ujit që shfrytëzohet për furnizimin me ujë të Komunës së Tuzit. Ndërmarrja "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Tuz merr përsipër të gjithë të punësuarit nga Ujësjellësi i Podgoricës të cilët kryejnë punët për Tuz – shkruan në Vendim.

Në dokument thuhet se patundshmëritë nga Regjistri i Patundshmërive 2215 Komuna Kadastrale Tuz, Projekti Urbanistik "Deponia sanitare me qendrën për riciklim" në Podgoricë do të administrohet dhe shfrytëzohet nga Deponia.

- Shërbimet e deponimit të mbeturinave komunale të cilat Deponia ia ofron shoqërisë ekonomike të cilën e ka themeluar Komuna e Tuzit do të jenë pa kompensim deri në ndarjen përfundimtare të pronës. Ndriçimi publik dhe kabllot në shtylla dhe ato nëntokësore në territorin e Komunës së Tuzit, që shfrytëzohen dhe servisohen nga Shërbimet Komunale, do të transferohen në shoqërinë ekonomike të cilën e themeloi Komuna e Tuzit në afatin 30 – ditorë nga dita e fillimit të zbatimit të këtij vendimi. Komuna e Tuzit merr përsipër obligimin e pagesës së faturave për ndriçimin publik dhe shpenzimet për mirëmbajtjen nga 30 prilli i vitit 2022 – shkruan në Vendimin e Komisionit i cili do t'i propozojë Këshillit Organizativ ndarjen përfundimtare të pronës. Në Vendim shkruan se Këshilli Organizativ do të propozojë mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit në pjesën e cila nuk është e rregulluar me këtë vendim, e që ka të bëjë me demarkacionin dhe ndarjen e pasurisë.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
18. april 2024 22:33