Vetëm gjurmët e Cemit / -ДАН
14/10/2021 u 14:54 h
Vera SamolovVera Samolov
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Çrregullohet rrjedha natyrore e Cemit, i kërcënohet edhe ndotja

Kanioni i Cemit është e mirë natyrore e mbrojtur nga viti 2017. Delegacioni i Bashkimit Europian i dha përkrahje kësaj iniciative përmes projektit "Aksioni i përbashkët ekologjik për ruajtjen e lumit Cem dhe zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit ndërkufitar".

Zona shquhet për nivelin e lartë të biodiversitetit, për praninë e një numri të madh të llojeve bimore endemike dhe relikte. Në territorin e monumentit të natyrës "Lumi Cem" ndalohet vjelja, mbledhja, shkatërrimi, prerja dhe gërmimi i llojeve të egra dhe rreptësishtë të mbrojtura të bimëve dhe kërpudhave. Nuk lejohet kapja, mbajtja, respektivisht vrasja e llojeve të mbrojtura të kafshëve të egra... Kështu shkruan në letër, mirëpo kur ka filluar rindërtimi i rrugës Dinoshë – Cemi i Trieshit, aksi Mali i Zi – Shqipëri, lumi në Tuz mbeti pa shtrat. Mbi të është ndërtuar korsia rrugore. Banorët e Dinoshës dhe Tergajës shumë herë kanë paralajmëruar që në aksin rrugor nga Tergaja në Selishtë nga lumi kanë mbetur vetëm pellgjet, respektivisht vetëm gjurmët e Cemit.

Për shkak të ngushtimit të shtratit përmbytjet në këtë zonë janë të pashmangshme, druajnë banorët lokalë. Rrjedha natyrore e lumit ka ndryshuar. Ata frikësohen që uji do të marrë pjesët e shtratit të prekura nga punimet ndërtimore.

Përgjatë rrugës po ndërtohen lokalet, kurse kjo zonë s'ka një rrjet të kanalizimeve dhe as trajtim adekuat të ujërave të zeza që pashmangshmërisht do të shkaktojë ndotjen e rrjedhës ujore. Për të mirat e mbrojtura natyrore Qeveria, respektivisht ministria kompetente, është e obliguar të sjellë Planin e dedikimit të veçantë, që se ka bërë në rastin e kanionit të Cemit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
ТАГОВИ
CEMITMALI I ZI
23. novembar 2024 06:21