Nënkryetari i Forcës Ilir Çapuni / -DAN
16/01/2022 u 01:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Çapuni: Vazhduan planet e keqpërdorimeve

Me sa duket, lista e investimeve kapitale për vitin e ardhshëm do të mbetet një listë dëshirash të cilën e sjellin partnerët në mbledhjen e koalicionit një natë para seancës së Kuvendit të Komunës, theksoi nënkryetari i Forcës

Një ndër arsyet kryesore të daljes së Forcës së Re Demokratike prej koalicionit në Komunën e Ulqinit ishte mosrealizimi dhe planifikimi i keq i buxhetit për secilin vit, deklaroi në konferencën për shtyp nënkryetari i Forcës Ilir Çapuni. Ai rikujtoi se këshilltarët e Forcës nuk votuan rebalancin e buxhetit për vitin 2020 dhe as buxhetin për vitin 2021 sepse, siç apostrofoi, kishin probleme me ligjin dhe realitetin siç po vërtetohet sot edhe me projektbuxhetin për vitin 2022 dhe realizimin e buxhetit për vitin 2021.

- Përsëri vazhdohet me planifikime që lirisht mund të trajtohen si keqpërdorime dhe mashtrime – tha Çapuni dhe rikujtoi që buxheti për vitin 2021 është planifikuar në shumë prej 15.000.000 euro, kurse rebalanci i cili është dhënë këshilltarëve, e që s'ka marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, është përgatitur në vlerë prej 13.500.000 euro, kurse realizimi deri në fund të nëntorit është rreth 8.500.000 euro.

I paligjshëm edhe plani i punës dhe i financimit të Organizatës Turistike

- Në rendin e ditës të Kuvendit të Organizatës Turistike lokale ishte edhe Plani i Punës dhe i Financimit për vitin 2022. Ky dokument është i paligjshëm për arsye se nuk e ka aprovuar Këshilli Drejtues i Organizatës. Pra, këtë dokument e ka propozuar drejtori, e jo Këshilli Drejtues dhe si i tillë është i paligjshëm. Me këtë u arrit kulmi i jotransparencës dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit të kësaj organizate e cila disponon me mjetet e qytetarëve për të cilët Kuvendi i Komunës së Ulqinit me vite nuk i ka fituar raportet. Prandaj, thërrasim kryetarin e Komunës ta anulojë këtë mbledhje dhe t'i kërkojë falje Organizatës Nacionale Turistike, të cilës drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit i dërgoi për miratim dokumente të rrejshme dhe të falsifikuara – deklaruan nga Forca.

- Pjesa kryesore e buxhetit që i intereson më së shumti qytetarët janë investimet kapitale. Për vitin 2021 janë paraparë investime kapitale në vlerë prej 7.167.000 euro, kurse realizimi deri në fund të nëntorit është rreth 600.000 euro, pra rreth 8,37 për qind. Sa i përket investimeve kapitale në vitin 2020 janë planifikuar 6.326.000, ndërsa janë realizuar 803.925, pra vetëm 12.7%. Për vitin 2022 janë planifikuar 8.365.000 euro dhe, sipas të gjitha gjasave, lista e investimeve kapitale do të mbetet një listë dëshirash të cilën e sjellin partnerët në mbledhjen e koalicionit një natë para seancës së Kuvendit të Komunës. Pra, deficiti i paraparë në buxhet, ose thënë thjeshtë mjetet që mungojnë për vitin 2022 janë 6.870.000 euro, prej të cilave 5.935.000 euro paraqesin deficitin primar. Pjesë e këtij deficiti s'janë obligimet kreditore, prandaj deficiti real duhet të rritet për 3 844 626 euro. Pra, deficiti total për vitin 2022 shkon deri në 9779 626 euro.

Në projektbuxhetin për vitin 2022 është paraparë shlyerja e borxheve kreditore në vlerë prej 1.570.000 euro, çka do të thotë se s'janë përfshirë mjetet në vlerë prej 2.274.626 euro. Prandaj, vetëm për kredi mungon vlera prej 2.274.626 euro – shpjegoi Çapuni dhe shtoi që sa i përket të ardhurave, është bërë praktikë që në buxhet të shtohen të ardhurat nga shitja e pronës për të fryrë vlerën e të ardhurave.

- Në vitit 2021 janë shkruar 2.107.000 euro, ndërsa deri në nëntor janë realizuar 300.000 euro. Këtë vit, kjo shifër është fryrë në 2.800.000 euro, e nëse këto prona nuk shiten, deficiti do të rritet për 2.800.000 euro – vlerëson nënkryetari i Forcës dhe thekson që si edhe më parë, as qytetarët dhe as këshilltarët nuk e kanë parë listën e pronave të Komunës dhe këshilltarëve nuk u është dorëzuar plani i shitjes.

- Nga e tërë kjo, shihet se Ministria e Financave nuk e ka analizuar projektbuxhetin e Komunës së Ulqinit për vitit 2022, sepse nuk i ka parë këto parregullsi dhe fryrje të shifrave me qëllim që të arrihen parametrat ligjor të planifikimit të buxhetit – përfundoi Çapuni.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
24. april 2024 00:10