Urrela është bërë deponi e lëvizshme / DAN
12/12/2021 u 00:25 h
Vera SamolovVera Samolov
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Nga një oazë natyrore, Urrela është bërë deponi e lëvizshme – anketë

Grykëderdhja e lumit Urrela lëviz gjatë stinës së dimrit për shkak të nivelit të lartë të liqenit. Shpesh del nga shtrati, përmbyt dhe prish tokën bujqësore, kullotat dhe dëmton të mbjellat e popullsisë lokale.

Urrela buron në rrëzën e malit të Deçiqit në Milesh, rrjedh nëpër të gjitha bashkësitë lokale fushore të Komunës së Tuzit dhe mu nëpër qendrën e Tuzit, ku ndahet në dy degë dhe vazhdon në drejtimin e Vuksanlekajve, Nënhelmit, Sukruqit dhe Kodërbudanit, ku derdhet në Liqenin e Shkodrës.

Shtrati i lumit është pasqyrë e vetëdijes ekologjike, kurse me tërheqjen e ujit gjatë muajve të verës del në pah pakujdesi i banorëve kur shfaqen sasi të stërmëdha të mbeturinave të cilat qytetarët e pandërgjegjshëm i hedhin përgjatë tërë shtratit. Shtrati është i tejmbushur me mbeturina të ndryshme komunale, plastikë, goma veturash... Nga një mjedis i tillë shkarkohen erëra të pakëndshme, kurse insektet shumohen.

Në territorin e Komunës së Tuzit nuk ekziston as edhe një metër rrjetë kanalizimi, ndërsa ndërtimi i shtëpive është intensiv. Pranë shtratit të tij gjenden edhe stallat. Nga një oazë natyrore, Urrela nga pakujdesia është bërë deponi e lëvizshme.

A duhet të bash ashtu?

Ju ftojmë të mbushni anketën dhe të merrni pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.

Bashkë me ju dhe ekologët mund të ndikojmë te pushteti lokal dhe autoritetet që në mënyrë më të determinuar të merren me këtë çështje. Besojmë se rezultatet e anketës do t'i ndihmojnë medias tonë që përmes përmbajtjeve gazetareske si produkte të gazetarisë së angazhuar të ndikojmë në rritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë te të gjithë qytetarët, por edhe në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
ТАГОВИ
URRELATUZIT
23. novembar 2024 06:31