Urgjentisht të rindërtohet shkolla dhe të bëhet rruga Deri në shkollë mund të shkohet vetëm më këmbë sepse rruga është e pakalueshme, ndërsa në objekt s‘ka tualet, s‘ka as ujë... Fëmijët s‘kanë asgjë – tha Anton Nikaj
Kryetari i bashkësisë lokale kshevë Anton Nikaj i pakënaqur me trajtimin nga komuna e Tuzi Kryetari i Bashkësisë Lokale Kshevë, Anton Nikaj, thotë se do të organizojë protestën e banorëve vendas para ndërtesës së Komunës së Tuzit sepse janë të pakënaqur që vetëqeverisja lokale s‘e ka përmbushur premtimin që të asfaltohet rruga nga shkolla dhe të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë.