Për rikonstruktim 50.000 euro Në Shkollën e Mesme të Përzier "25 maji" në Tuz, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, konsulli në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Adi Hoxha, drejtorja e Drejtorisë për Arsim të Mesëm Marija Lalatoviq, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Edukimit dhe Arsimit të Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve Nacionale Safet Kalaç, vizituan punimet e realizuara përmes pilot-projektit LEC.