Në Shkollën e Mesme të Përzier ”25 maji” në Tuz / -
08/09/2021 u 17:03 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Për rikonstruktim 50.000 euro

Në Shkollën e Mesme të Përzier "25 maji" në Tuz, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, konsulli në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Adi Hoxha, drejtorja e Drejtorisë për Arsim të Mesëm Marija Lalatoviq, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Edukimit dhe Arsimit të Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve Nacionale Safet Kalaç, vizituan punimet e realizuara përmes pilot-projektit LEC.

- Buxheti i Komunës në projektin LEC – Komuniteti lokal energjetik i qëndrueshëm është 192.495 euro.

Në kuadër të projektit është paraparë pilot-projekti që parasheh zëvendësimin e dritareve të drurit me ato nga alumini  qëllim të arrihet efikasiteti më i mirë energjetik

Po ashtu, në kuadër të projektit është paraparë pilot-projekti që parasheh zëvendësimin e dritareve të drurit me ato nga alumini dhe vendosjen e hardver-it gjashtëkëndësh nga materiali PVC me forcime nga çeliku dhe xhamin termo-izolues termopan me qëllim të arrihet efikasiteti më i mirë energjetik. Për këtë pilot-projekt me buxhet janë paraparë rreth 50.000 euro – deklaruan nga Komuna e Tuzit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
26. april 2024 00:25