Ato tani "luftojnë" me qytetarët e pandërgjegjshëm që pas pastrimit të oborreve dhe pemishteve tërë materialin e panevojshëm e shkarkojnë pranë kontejnerëve ose në hapësirat publike.
- Në shtratin e Urrelës kishte degë që i solli lumi. Shumëçka është deponuar në afërsi të shtratit, prandaj i pastruam të gjitha. Apelojmë tek qytetarët që mbeturinat t'i deponojnë në vendet e parapara për këtë gjë, e jo pranë kontejnerëve ose në hapësirat publike – thotë drejtori, Nikollë Camaj.