Shkolla Fillore ”Boshko Strugar” / -ДАН
28/02/2022 u 12:42 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e Ulqinit të përcaktohet në bazë të vendbanimit

Problemi i regjistrimit të pabarabartë të nxënësve në shkollat e qytetit në Ulqin duhet të zgjidhet me respektimin e parimit sipas të cilit përkatësia ndaj institucionit arsimor caktohet në bazë të vendbanimit – vlerësojnë 62% e pjesëmarrësve në anketën e realizuar nga "Dan-i".

Në sistemin arsimor të komunës së Ulqinit ekzistojnë katër shkolla fillore me paralele zonale, prej të cilave dy janë më të mëdha: më e vjetra në komunë, Shkolla Fillore "Boshko Strugar" dhe mjaft më e reja, Shkolla Fillore "Marshall Tito", kurse në mes tyre, tash shumë vite, ekziston diferenca e madhe për nga numri i nxënësve.

Të dy shkollat janë në pjesën urbane, me nga disa paralele zonale. Të dyja janë të qasshme sa i përket infrastrukturës rrugore, përveç se Shkolla Fillore "Marshall Tito" ndodhet në qendrën administrative të qytetit, ndërsa Shkolla Fillore "Boshko Strugar" është pak më larg dhe gjendet në afërsi të Kalasë së Ulqinit.

image

Shkolla Fillore "Marshall Tito"

-ДАН

Këtë vit shkollor, Shkollën Fillore "Marshall Tito" e ndjekin 1 300 nxënës, ndërsa në institucionin më të vjetër arsimor vetëm 360 nxënës, respektivisht tre herë më pak.

- Problemi i regjistrimit të pabarabartë të nxënësve në shkollat e qytetit në Ulqin duhet të zgjidhet me respektimin e parimit sipas të cilit përkatësia ndaj institucionit arsimor caktohet në bazë të vendbanimit – vlerësojnë 62% e pjesëmarrësve në anketën e realizuar nga "Dan-i". Përkundër kësaj gjendje, shumica e tyre, madje 85,7 për qind, për fëmijën e tyre do të zgjidhnin pikërisht Shkollën Fillore "Marshall Tito", e jo Shkollën Fillore "Boshko Strugar".

Në gjashtë vitet e fundit, nga viti shkollor 2016/2017, Shkolla Fillore "Boshko Strugar" regjistron rënie konstante të numrit të nxënësve. Nga ky vit, kur kishte 532 nxënës, sot ky numër është më i vogël për 164 nxënës.

Përhapja e diturisë filloi në vitin 1882

Fillimet e institucionit më të vjetër arsimor në qytet datojnë nga festa e Shën Dhimitrit (Mitrovdan) në vitin 1882, kur fillon përhapja e diturisë në Ulqin, në një shtëpi private ku mësuesi Mitar Ivelliq mbajti mësimin për shtatëmbëdhjetë nxënës, të gjithë mbi moshën 15-vjeçare. Në vitin shkollor 1968/69, nga njëra shkollë formohen dy: "Boshko Strugar", e cila mbajti emrin dhe "Shkolla e Dytë Fillore". Me vendimin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe të organeve të vetëqeverisjes së shkollës "Boshko Strugar", është bërë ndarja e nxënësve. "Shkollës së Dytë Fillore" i takoi një pjesë e inventarit të shkollës "Boshko Strugar" dhe ndërtesa e vjetër shkollore. Në mbledhjen e Këshillit të Shkollës, më datë 26.04.1972, u mori vendimi që "Shkolla e Dytë Fillore" të riemërohet në Shkollën Fillore "Marshall Tito". Atëherë shkolla numëronte 1 029 nxënës të ndarë në 38 paralele (32 në shkollën amë dhe gjashtë në paralelet zonale). Prej momentit që Kuvendi i Komunës së Ulqinit ndau nxënësit në dy shkolla, sikur asnjëherë nuk u ndërpre transferimi kah shkolla e re.

Nga ana tjetër, Shkolla Fillore "Marshall Tito" gjatë gjashtë viteve të fundit regjistron rritjen e numrit të nxënësve, dhe nga 1 168 nxënës që kishte në vitin 2016, për gjashtë vjet fitoi edhe 131 të tjerë.

Duke u përgjigjur pyetjes se çfarë është e rëndësishme gjatë regjistrimit të fëmijës në institucionin arsimor, pjesëmarrësit e anketës kishin mundësi të zgjedhin disa opsione, prandaj "kuadrin arsimor" e zgjodhën 76 për qind e qytetarëve dhe qytetareve, në vend të dytë ishte "suksesi i shkollës në punën me fëmijë" të cilin e zgjodhi çdo i treti i anketuar, kurse për 40 për qind është e rëndësishme edhe afërsia e shkollës. Transporti i organizuar i nxënësve, po ashtu ndikon në përzgjedhjen e shkollës te 15 për qind e lexuesve tanë që plotësuan këtë anketë.

Kjo temë më shumë i interesoi femrave (80 për qind), si dhe qytetarët dhe qytetaret e moshës ndërmjet 18 dhe 24, respektivisht 45 dhe 54.

Qytetarët dhe qytetarët që morën pjesë në anketë i falënderojmë për angazhimin në zgjidhjen e këtij problemi dhe thërrasim institucionet kompetente të vetëqeverisjes lokale, e mbi të gjitha Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, që t'i kushtojnë më tepër vëmendje kësaj çështje të rëndësishme për ulqinakët.

* Teksti u krijua përmes projektit "Crnom Gorom - Përgjatë Malit të Zi" në kuadër të programit "Media for All", të cilin e financon Qeveria Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa e realizon Këshilli Britanik me organizatat partnere BIRN, INTRAC dhe Fondacionin Thomson, i cili përkrah mediat në Ballkanin Perëndimor. Përmbajtja e mbledhur dhe qëndrimet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
22. novembar 2024 20:56