Pika e vrojtimit në Ulqin (autori anonim/dërguar përmes anketës ECR)
24/02/2022 u 13:13 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Urgjentisht të riparohen pikat e vrojtimit në Ulqin, të vendosen kamerat për mbikëqyrje

Pika e vrojtimit mbi gjirin e Valdanosit është parajsë për sytë dhe shpirtin. Prandaj duhet urgjentisht të riparohet çdo gjë që është devastuar sepse sezoni është pranë, vlerësuan qytetarët dhe qytetaret që morën pjesë në anketën e portalit "Dan", prej të cilëve 46.3 për qind janë banorë të Ulqinit.

Kur u hapën në mënyrë solemne, u vendosen edhe "ulëset e mençura" me energji diellore që t'u mundësohet turistëve të karikojnë celularët e tyre, e njëkohësisht kishin edhe internet falas. Ulëset kishin edhe ndriçim LED, e qëllimi ishte që të zgjerohet oferta turistike e qytetit dhe të gjithë turistëve që vijnë t'u prezantohen bukuritë e kësaj pjese të Ulqinit. Sot nuk mbeti asgjë prej tyre.

- Duhet të rrethohen pikat e vrojtimit, të vendosen kamerat për mbikëqyrje dhe të paguhen biletat hyrëse – propozon njëri nga lexuesit tanë, ndërsa të tjerët mendojnë se pikat e vrojtimit duhet të bëhen më të "gjalla" duke hapur dyqane suvenirësh.

Mirëpo, Ulqinaku Remzi Hoxha, i cili ka ullishtë në afërsi të pikës së vrojtimit, vlerëson se nuk duhet të paguhen biletat hyrëse për pikat e vrojtimit, sepse kjo do të largonte vizitorët.

- Në pikat e vrojtimit ka internet dhe mund të vendosen kamerat. Kjo është një mënyrë e mirë të ndalen ato që prishin dhe shkatërrojnë, sepse autoritetet do ta kishin xhirimi si provë dhe do të kishin mundësi të sanksionojnë vandalët – thotë Hoxha.

Pikat e vrojtimit janë ndërtuar para katër vjetësh me mjetet e Organizatës Turistike, i pari mbi njërin nga gjiret më të bukura të Mesdheut dhe i dyti në kthesën Shtegvashë. Kështu Ulqini fitoi dy atraksione turistike me të cilat edhe më shumë do ta valorizonte hapësirën e vet.

image

Kujtim nga pika e vrojtimit në Ulqin
FOTO: autori anonim/dërguar përmes anketës ECR)

Mirëpo, nga veprimin e individëve të papërgjegjshëm, këto lokalitete pas disa vitesh u shkatërruan deri në atë pikë saqë tani janë pothuajse të papërdorshëm, ndërsa shërbimet kompetente duket se nuk brengosen për këtë gjë.

- Duhet të rritet vetëdija e qytetarëve për ta ruajtur pronën, ndërsa shërbimi komunal duhet më shpesh t'i kontrollojë këto lokacione – thonë lexuesit dhe lexueset tona.

Nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në anketë, 65.8 për qind kanë vizituar pikat e vrojtimit. Duket se kjo temë në veçanti i ka interesuar qytetareve. Ndër të anketuarat ishin 25 gra dhe 16 meshkuj, dymbëdhjetë prej tyre janë të moshë në mes 25 dhe 34 vjet, njëmbëdhjetë kanë nga 35 deri në 44 vjet, ndërsa nëntë pjesëmarrës/e të anketës janë të moshës 45 deri në 54 vjet, një nga 55 deri në 64 vjet dhe dy pjesëmarrës/e më të vjetër se 65 vjeç.

Në pyetjen se a ka arritur qëllimin ndërtimi i pikave të vrojtimit mendimet janë tejet të ndara ndër pjesëmarrësit e anketës. Njëzet prej tyre mendojnë se qëllimi është arritur pjesërisht, tetë se qëllimi është arritur, ndërsa 13 vlerësojnë se ai nuk është arritur.

image

Pamja në njërin nga gjiret më të bukura të Mesdheut
FOTO: Ova adresa el. pošte je zaštićena od spambotova. Omogućite JavaScript da biste je vidjeli./dërguar përmes anketës ECR 

Po ashtu, një pjesëmarrës/e e anketës mendon se Ulqini duhet të ruajë bukuritë e veta natyrore dhe se ka edhe lokalitete të tjera të cilat duhet të bëhen të arritshme.

Falënderojmë qytetarët dhe qytetaret për zbardhjen e këtij problemi dhe për angazhimin në zgjidhjen e tij. Thërrasim shërbimet kompetente që të riparojnë çdo gjë që është thyer ose shkatërruar në pikat e vrojtimit, në mënyrë që këto lokalitete të kthehen në gjendjen fillestare, e pastaj ta sigurojnë mbrojtjen e tyre.

* Teksti u krijua përmes projektit "Crnom Gorom - Përgjatë Malit të Zi" në kuadër të programit "Media for All", të cilin e financon Qeveria e Britanisë së Madhe, ndërsa e realizon Këshilli Britanik me organizatat partnere BIRN, INTRAC dhe Fondacionin Thomson, i cili përkrah mediat në Ballkanin Perëndimor. Përmbajtja e mbledhur dhe qëndrimet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorit.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
22. novembar 2024 20:52