Inspektorati ndaloi ndërtimin e vaskës sanitare në deponinë "Livade" Inspektorati ndërtimor i Drejtorisë për Punë Inspektuese të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit refuzoi kërkesën për lajmërimin e punimeve për ndërtimin e vaskës së katërt sanitare në deponinë "Livade", për ç‘arsye punimet janë pezulluar.
Do të hapet Ndihma e Shpejtë Komuna e Tuzit do të behet me Ndihmë të Shpejtë, kumtoi Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit. Ai theksoi se nga viti i kaluar kanë insistuar dhe i kanë dërguar kërkesë institucioneve kompetente duke theksuar nevojën e hapjes së objektit shëndetësor në Tuz.
Për rikonstruktim 50.000 euro Në Shkollën e Mesme të Përzier "25 maji" në Tuz, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, konsulli në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Adi Hoxha, drejtorja e Drejtorisë për Arsim të Mesëm Marija Lalatoviq, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Edukimit dhe Arsimit të Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve Nacionale Safet Kalaç, vizituan punimet e realizuara përmes pilot-projektit LEC.