- Në takimin e fundit me drejtorin e Entit për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi, Vuk Nikoviq, më në fund kemi dakorduar hapjen e ndihmës së shpejtë në komunën tonë. Sot më njoftuan se po punohet me hapa të shpejtë, për ta realizuar sa më parë kërkesën tonë. Ky institucion ka përgatitur zgjidhjen ideore, shpalli thirrjen publike për adaptimin e objektit për hapjen e shpejtë. Falënderojmë drejtorin, Dr. Vukoviq, për përpjekjet e ndërmarra që ky projekt i rëndësishëm të realizohet. Njëkohësisht, dëshiroj të apostrofojë që Komuna e Tuzit do të ndajë 10.000 euro përkrahje, që ky projekt të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Komuna është gjithmonë pranë qytetarëve të vet në çdo aspekt – tha Gjeloshaj.
StoryEditor
Do të hapet Ndihma e Shpejtë
Komuna e Tuzit do të behet me Ndihmë të Shpejtë, kumtoi Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit. Ai theksoi se nga viti i kaluar kanë insistuar dhe i kanë dërguar kërkesë institucioneve kompetente duke theksuar nevojën e hapjes së objektit shëndetësor në Tuz.
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
i na WhatsUp kanalu