Fillimi i ndërtimit të vaskës sanitare / -SRDJAN BOLJEVIC
19/09/2021 u 12:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Inspektorati ndaloi ndërtimin e vaskës sanitare në deponinë "Livade"

Inspektorati ndërtimor i Drejtorisë për Punë Inspektuese të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit refuzoi kërkesën për lajmërimin e punimeve për ndërtimin e vaskës së katërt sanitare në deponinë "Livade", për ç‘arsye punimet janë pezulluar.

Ndërtimi i objektit me vlerë një milion e gjysmë euro ka filluar para dy ditësh edhe pse nuk ka përfunduar procesi i demarkacionit në mes Podgoricës dhe Komunës së Tuzit. Tuzjanët konsiderojnë që hapësira ku është planifikuar vaska sanitare gjendet në territorin e tyre, që nga ana tjetër kundërshtohet nga Kryeqyteti.

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit pohuan që kanë refuzuar kërkesën për lajmërimin e punimeve.

- Bazuar mbi informatat e fituara nga Drejtoria për Punë Inspektuese, inspektorati ndërtimor kompetent ka refuzuar kërkesën për lajmërimin e punimeve për ndërtimin e vaskës sanitare numër 4 në lokalitetin "Livade" në Podgoricë, në Parcelën Urbanistike 8/12, e cila përbëhet nga një pjesë e parcelës kadastrale 9/1, Komuna Kadastrale Tuz, sepse nuk i plotëson kushtet e parapara me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve dhe, për këtë arsye, nuk mund të pranohet – thanë nga Ministria.

Në procesverbalin e djeshëm të kontrollit inspektues, i cili është parë nga gazeta "Dan", shkruan se kërkesa për lajmërimin e punimeve të cilën Deponia e ka parashtruar më 18 gusht nuk i plotëson kushtet e parapara me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve dhe, për këtë arsye, nuk mund të pranohet.

- Investitori nuk e plotësoi kushtin për ndërtimin e objektit. Investitorit i jepet mundësia që brenda tre ditëve nga pranimi i procesverbalit të largojë parregullsitë e vërejtura. Në të kundërt, nëse në afatin e përcaktuar investitori nuk e dorëzon dokumentacionin e nevojshëm, inspektori do të ndërmarrë masat dhe veprimet administrative të parapara me ligj, në pajtim me kompetencat e inspektorit urbanistiko – ndërtimor – shkruan në procesverbal.

Në Deponi nuk erdhi njoftimi

Nga Deponia e cila drejtohet nga Arsenije Boleviq thanë se kërkesën për lajmërimin e punimeve e parashtruan më 18 gusht pranë Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe ajo u publikua në faqen e internetit të organit inspektues më 19 gusht.

- Më datë 31.08.2021 kemi pranuar e-mailin nga ministria kompetente i cili ka të bëjë me datën e regjistruar. Dokumentet me korrigjimin e bërë janë dërgua më 1 shtator 2021. Deri në ditën e sotme Deponisë nuk i mbërriti asnjëfarë njoftimi për ndalimin e punimeve – kumtuan nga Deponia.

Në procesverbal shkruan që përmes kontrollit të dokumentacionit janë vërtetuar parregullsi.

- Nuk është dorëzuar vërtetimi i sekretariatit me të cilin dëshmohet që investitori është liruar nga pagesa e kompensimit për pajimin komunal të tokës. Investitori nuk ka dorëzuar elaboratin e parcelimit sipas dokumentit planifikues të përcaktuar me kushtet urbanistiko – teknike të datës 18 dhjetor 2019, të lëshuar nga ana e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Nuk e ka dorëzuar as elaboratin për mbrojtjen nga zjarri, planet e mbrojtjes dhe shpëtimit për të cilët nevojitet marrja e mendimeve dhe pëlqimeve. Investitori nuk e ka dorëzuar projektin kryesor të ujësjellësit dhe kanalizimit në bazë të cilit është dhënë pëlqimi – shkruan në procesverbal.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj thotë që revidenti "Europrojekt" iu drejtua më 12 janar Sekretariatit për Urbanizëm të Komunës së Tuzit duke kërkuar llogaritjen e kompensimit për pajimin komunal.

- Treguam që Projekti Urbanistik "Deponia sanitare me qendrën e riciklimit" sipas natyrës së vet juridike është dispozitë, për miratimin dhe ndryshimin e së cilës, në procesin e paraparë me ligj, është kompetent kuvendi i njësisë së vetëqeverisjes lokale. Atë e solli Kuvendi i Kryeqytetit, ndërsa kompetente ishte Komuna e Tuzit. Konkretisht në këtë rast, Kuvendi i Kryeqytetit me anë të vendimit e miraton dokumentin planifikues për zonën e njësisë së vetëqeverisjes lokale tjetër, respektivisht për zonën e Komunës Kadastrale Tuz, e cila gjendet në territorin e Komunës së Tuzit. Treguam që hartimi i dokumentit planifikues lokal nuk është bërë në bazë të vendimit të cilin e miraton organi ekzekutiv i kësaj njësie të vetëqeverisjes lokale, si dhe që në procesin e miratimit nuk kanë marrë pjesë organet kompetente të administratës së Komunës së Tuzit. Për këtë arsye Komuna e Tuzit ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e Projektit Urbanistik "Deponia sanitare me qendrën e riciklimit". Sekretariati për Urbanizëm i Komunës së Tuzit solli vendimin për ndalimin e procesit i cili është dorëzuar revidentit "Europrojekt", Inspektoratit Urbanistiko – Ndërtimor dhe Shërbimit të Policisë Komunale dhe Inspektoratit Komunal të Komunës së Tuzit. Gjatë rishikimit të projektit kryesor është e domosdoshme që të dorëzohet pëlqimi për komunikacion nga organi kompetent i Komunës së Tuzit pa të cilin nuk mund të fillohet ndërtimi. I kemi kërkuar Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit që ta shfuqizojë aktin e kësaj ministrie nga data 27 gusht 2019 me të cilin jepet pëlqimi për propozimin e Projektit Urbanistik "Deponia sanitare me qendrën e riciklimit". Komuna e Tuzit nuk do të lejojë që në territorin e saj të ndërtohen objektet jashtë organeve të Komunës dhe ligjit – thotë Gjeloshaj.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
22. novembar 2024 22:53