- Në takimin e fundit me drejtorin e Entit për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi, Vuk Nikoviq, më në fund kemi dakorduar hapjen e ndihmës së shpejtë në komunën tonë. Sot më njoftuan se po punohet me hapa të shpejtë, për ta realizuar sa më parë kërkesën tonë. Ky institucion ka përgatitur zgjidhjen ideore, shpalli thirrjen publike për adaptimin e objektit për hapjen e shpejtë. Falënderojmë drejtorin, Dr. Vukoviq, për përpjekjet e ndërmarra që ky projekt i rëndësishëm të realizohet. Njëkohësisht, dëshiroj të apostrofojë që Komuna e Tuzit do të ndajë 10.000 euro përkrahje, që ky projekt të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Komuna është gjithmonë pranë qytetarëve të vet në çdo aspekt – tha Gjeloshaj.
