StoryEditorPër rikonstruktim 50.000 euro
Në Shkollën e Mesme të Përzier "25 maji" në Tuz, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, konsulli në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Adi Hoxha, drejtorja e Drejtorisë për Arsim të Mesëm Marija Lalatoviq, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Edukimit dhe Arsimit të Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve Nacionale Safet Kalaç, vizituan punimet e realizuara përmes pilot-projektit LEC.
- Buxheti i Komunës në projektin LEC – Komuniteti lokal energjetik i qëndrueshëm është 192.495 euro.
Në kuadër të projektit është paraparë pilot-projekti që parasheh zëvendësimin e dritareve të drurit me ato nga alumini qëllim të arrihet efikasiteti më i mirë energjetik
Po ashtu, në kuadër të projektit është paraparë pilot-projekti që parasheh zëvendësimin e dritareve të drurit me ato nga alumini dhe vendosjen e hardver-it gjashtëkëndësh nga materiali PVC me forcime nga çeliku dhe xhamin termo-izolues termopan me qëllim të arrihet efikasiteti më i mirë energjetik. Për këtë pilot-projekt me buxhet janë paraparë rreth 50.000 euro – deklaruan nga Komuna e Tuzit.
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu